FJALA PËRSHËNDETËSE E AMBASADORIT TË GREQISË NË SHQIPËRI

Ambasada e Greqisë në Shqipëri ndërmori sivjet nismën që të organizojë, me mbështetjen aktive dhe me pjesëmarrjen e shumë institucioneve, subjekteve por dhe miqve, një sërë aktivitetesh kulturore dhe shkencore gjatë pesëmbëdhjetëditëshit të dytë të muajit Mars 2012, nën titullin e përgjithshëm “ Pranvere Kulturore Greke në Shqipëri”.
Ndoshta për herë të parë përzgjodhëm këtë formë për të nderuar Festën tonë Kombëtare te 25 Marsit por edhe për të nxjerrë në pah ato elemente dhe fusha që konfigurojnë ecurinë e përbashkët greko-shqiptare, e cila synon drejt të njëjtit qëllim. Pikërisht identifikimi dhe promovimi i këtyre elementëve, është dhe boshti qëndror i kësaj inisiative në tërësi.
Më konkretisht, do të organizohen ekspozita pikture, librash të përkthyer si dhe fotografie, të cilat synojnë që nëpërmjet figurës apo dhe fjalës, të evidentojnë afërsinë kulturore por edhe mundësitë e bashkëpunimit midis dy popujve tanë. Këtij objektivi i shërbejnë aktiviteti muzikor i cili bazohet në bashkëpunimin e muzikantëve nga të dy vendet, aktiviteti katërditor kushtuar kinematografisë bashkëkohore greke si dhe prezenca e shefit të kuzhinës Ilias Mamalakis i cili do të shfaqet në kanalin televiziv  Vizion Plus.
Njëkohësisht, kjo nismë shtrihet edhe në fushën shkencore, përderisa shkëmbimi i arësyeshëm dhe pa pengesa i pikëpamjeve në këtë rrafsh i shtron çështjet apo dhe pyetjet në një mënyrë objektive, larg emocioneve, dogmave apo stereotipeve të parapregatitura. Në këtë prizëm do të zhvillohet një konferencë ndërkombëtare për gjuhësinë dhe folklorin, në të cilën do të marrin pjesë shumë shkencëtarë të denjë dhe te nivelit ndërkombëtar. Në po këtë kuadër do të ketë dhe një konference me temë qëndrore krizën ekonomike që ka goditur Europën dhe kërcënon rajonin. Kuptohet që kjo konferencë krijon mundësinë që të diskutohet nga studjues dhe hulumtues të denjë, edhe çështje të tjera që na preokupojnë, duke përfshirë edhe marrëdhënjet tona dypalëshe.
Kam besim të patundur se kjo inisiative ka rëndësinë e saj dhe shpresoj që të tërheqë si interesimin, ashtu dhe pjesëmarrjen e publikut shqiptar. Për më tepër, nëse ajo do të kontribuojë në njohjen më të mirë reciproke dhe mirëkuptimin dypalësh, duke inicuar një problematikë produktive, atëherë kënaqësia e të gjithë atyre që kontribuan, do të jetë e madhe.
Duke përfunduar, do të dëshëroja të shpreh falenderimet e ngrohta të të gjithë neve për institucionet dhe subjektet shqipëtare që ju përgjigjen menjëherë dhe pozitivisht kësaj inisiative dhe ndihmuan në mënyrë esenciale, falenderoj gjithashtu sponsorët e shumtë për gatishmërinë e menjëhershme për të kontribuar, sepse pa kontributin përcaktues të tyre, ‘’Pranvera Kulturore Greke në Shqipëri’’ nuk do të mund të realizohej.

N. PAZIOS

ΧΑΙΡΕΤΙΣΜΟΣ ΤΟΥ ΠΡΕΣΒΥ ΤΗΣ ΕΛΛΑΔΟΣ ΣΤΗΝ ΑΛΒΑΝΙA

Πρεσβεία της  Ελλάδος στην Αλβανία ανέλαβε εφέτος την πρωτοβουλία να διοργανώσει  με την ενεργή στήριξη και συμμετοχή πολλών φορέων, ιδρυμάτων  αλλά και φίλων, μία σειρά πολιτιστικών κια επιστημονικών  εκδηλώσεων  στο δεύτερο  δεκαπενθήμερο του Μαρτίου 2012 υπό τον γενικό τίτλο Ελληνική Πολιτιστική  Άνοιξη στην Αλβανία.

Για πρώτη, ίσως, φορά προκρίναμε τον τρόπο αυτό για να τιμήσουμε την Εθνική μας Εορτή της 25ης Μαρτίου αλλά και να αναδείξουμε  στοιχεία και τομείς που απουτελούν καίριες ψηφίδες μιας ελληνοαλβανικής σύμπλευσης και σύγκλισης. Ο εντοπισμός και η προβολή  των στοιχείων ακριβώς αυτών είναι λοιπόν ο κεντρικός άξονας του συνολικού εγχειρήματος.

Συγκεκριμένα διοργανώνονται εκθέσεις ζωγραφικής, μεταφρασμένου βιβλίου και φωτογραφίας, που επιχειρούν με την εικόνα και τον λόγο να καταδείξουν πολιτισμικές  συγγένειες  αλλά και  δυνατότητες συνεργασίας μεταξύ των δύο λαών. Τον ίδιο στόχο υπηρετούν  η μουσική εκδήλωση που βασίζεται στη σύμπραξη μουσικών και από τις δύο χώρες, το τετραήμερο αφιερωμένο στο σύγχρονο ελληνικό κινηματόγραφο και η παρουσία του γνωστού έλληνα σεφ Ηλία Μαμαλάκη από τον τηλεοπτικό σταθμό Vision Plus.

Παράλληλα, η όλη προσπάθεια αγκαλιάζει και τον επιστημονικό τομέα, αφού η νηφάλια και απρόσκοπτη ανταλλαγή απόψεων στο επίπεδο αυτό, θέτει θέματα αλλά και ερωτήματα με αντικειμενικό τρόπο, μακριά από συναισθηματισμούς, δογματισμούς και προκατασκευασμένα στερεότυπα. Έτσι, λαμβάνει χώρα  ένα διεθνές συνέδριο  γλωσσολογίας  και λαογραφίας με τη συμμετοχή πολλών καταξιωμένων  και διεθνούς κύρους  επιστημόνων. Στο ίδιο πλαίσιο  πραγματοποιείται και μία ημερίδα  με κύριο θέμα την οικονομική κρίση  που μαστίζει την Ευρώπη  και απειλεί την περιοχή μας. Εύλογα, η ημερίδα αυτή  δίνει την ευκαιρία να συζητηθούν και άλλα ζητήματα που μας απασχολούν, συμπεριλαμβανομένων και των διμερών μας σχέσεων, από  εγκυρότατους μελετητές και ερευνητές.

Πιστεύω ακράδαντα  ότι η όλη προσπάθεια  έχει τη σημασία της και ευελπιστώ να προκαλέσει το ενδιαφέρον αλλά και τη συμμετοχή του αλβανικού κοινού. Εάν μάλιστα συμβάλει στην καλλίτερη αλληλογνωριμία και κατανόηση πυροδοτώντας γόνιμο προβληματισμό, η ικανοποίηση όλων των συντελεστών της  θα είναι μεγάλη.

Τελειώνοντας, θα ήθελα να εκφράσω  τις θερμές ευχαριστίες όλων μας προς τους δημόσιους αλβανικούς φορείς που αντιμετώπισαν  άμεσα και θετικά  την πρωτοβουλία αυτή και την βοήθησαν ουσιαστικά, καθώς επίσης  και τους πολλούς χορηγούς που έσπευσαν  να συνεισφέρουν, χωρίς την καθοριστική συμβολή όλων, η Ελληνική Πολιτιστική Άνοιξη στην Αλβανία δεν θα ήταν δυνατόν να πραγματοποιηθεί.

Ν.  ΠΑΖΙΟΣ

Comments are closed.

%d bloggers like this: